101 Arsye


101 Arsye për të pasur Alpha-School



Grafikë Interaktive
Duke përdorur gjuhët më moderne të programimit  Alpha-School vjen me një grafikë mjaft interesante,me menu shoqëruese që ndihmojnë në lundrimin e thjeshtë të përdoruesve dhe me një dizajn mjaft elegant.


Web Based

Alpha-School ofrohet në një platformë të bazuar në Web.Nuk kërkon instalim në asnjërin prej kompjutërve tuaj por edhe nga telefoni, i-padi e çdo pajisje që lidhet në internet mund të përdoret pa problemin më të vogël,nga kudo ndodheni.



Përshtatje Sipas Kërkesës

Nëse do  të keni nevojë për përshtatje të sistemit apo për module ose funksione shtesë mos u shqetësoni, Alpha-School është projektuar për t'u përshtatur plotësisht sipas të gjitha kërkesave dhe nevojave të çdo klienti në veçanti.
Multi - Language
Alpha-School është një program që ofrohet në disa gjuhë të ndryshme ndërkombëtare.Gjithashtu është e mundur që brenda pak ditëve nga kërkesa e klientit, të realizohet sipas dëshirës dhe në gjuhën e kërkuar.


Funksione Tërheqëse
Realizuar me gjuhë nga më inovative të programimit dhe me ndërthurjen ideale të tyre bën që Alpha-School të jetë tepër funksional dhe tërheqës në përdorim.Mjaftojnë vetëm disa klikime dhe të bën për vete.

Suport Maksimal 24 / 7
Stafi i Alpha-Soft është gjithmonë i gatshëm në asistencën e klientit, në mënyrë që të japë përgjigjet e duhura për çdo paqartësi dhe të lehtësojë sa më shumë problemet dhe vështirësitë që ata mund të hasin.

Çmime të Favorshme
Me Alpha-School paguan atë që merr,që do të thotë çdo shkollë paguan në bazë të kapacitetit të stutendëve që ajo ka por edhe në bazë të moduleve që ajo zgjedh të përdorë.
Gamë e Gjerë Shërbimesh
Me Alpha-School do të keni mundësinë të përfitoni shërbime pa fund si:implentime të moduleve të jashtëm,përshtatje,integrim të dhënash,integrim të software-ëve të tjerë,shërbime trajnimi etj.
Multi - User
Alpha-School në bazë të platformës së saj lejon zona të dedikuara aksesi sipas rolit dhe pozicionit të gjithsecilit, po ashtu edhe aksese pa limit në të njëjtën kohë.

Multi - School
Për të gjitha Institucionet Arsimore të cilat në menaxhimin dhe adminstrimin e tyre kanë më shumë se sa një shkollë dhe këto në pozicione të ndryshme  gjeografike, Alpha-School ju jep mundësinë  t'i menaxhoni të gjitha brenda një sistemi por në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra.



Sistem Komunimi i Integruar
Alpha-School brenda sistemit të saj ka postën e integruar elektronike e cila ju siguron një komunikim në kohë reale me të gjithë brenda sistemit si: Shkollë-Mësues, Mësues-Mësues, Shkollë-Student/Prind dhe anasjelltas gjithashtu edhe Mësues-Student/Prind e anasjelltas. 


Njoftime me SMS 
Zona e Administratës në bazë të konfigurimeve që ajo paracakton, nëpërmjet sistemit ka mundësi të dërgojë mesazhe automatike në telefonat celularë për arsye të ndryshme si: ardhje me vonesë në shkollë, mungesa, vonesë pagesash etj. 
 
Shpërndarje Dokumentash
Me anë të sistemit do të keni mundësi të ndërveproni në kohë reale të gjitha materialet didaktike dhe çdo lloj dokumenti që nevojitet.Administrata mund të vendosë materiale në dispozicion të stafit ose Mësuesit mund të ndërveprojnë me studenetët çdo lloj dokumenti që nevojitet si: teste,detyra shtëpie etj.



Raporte me Grafikë
Tani monitorimin e shkollës dhe gjendjen aktuale të saj e keni në çdo moment, e përllogaritur automatikisht, me anë të grafikëve të ndryshëm paraqitet në detaje çdo informacion që nevojitet si: numri i studentëve për çdo klasë ose cikël, numri i mungesave ditore,mesatare e notave, situata e pagesave etj. 
Raporte të Shumëllojshëm
Raporte Notash, Raporte Mungesash, Raporte Mesataresh, Raporte Mungesash për Lëndë ose për Datë e çdo raport tjetër që nevojitet tashmë me Alpha-School e keni gati vetëm me një klik. Të gjitha raportet ofrohen sipas periudhave dhe datave të caktuara në bazë të zgjedhjes që bën në sistem gjithsecili.
 
Zona e Studentit dhe e Prindit
Prindërit ose Studentët kanë faqet e tyre të dedikuara në Alpha-School, nga të cilat mund të kenë akses në mënyrë të pavarur dhe të shikojnë gjithë informacionin shkollor ndër vite. Këta kryesisht janë përdorues pasivë, që do të thotë ata vetëm mund të shikojnë dhe të komunikojnë ose të ndërveprojnë materiale të ndryshme me shkollën ose mësuesit të cilët i japin mësim, por nuk mund të ndërhyjnë absolutisht në sistem.




Akses Sipas Roleve
Alpha-School garanton dhe respekton normat ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale, duke ruajtur integritetin e çdo përdoruesi. Të gjitha zonat në sistem ndahen sipas roleve përkatës dhe askush nuk mund të ketë akses në zonat e paautorizuara. Aksesin e plotë në sistem e gëzon vetëm Adminstratori ose Drejtori të cilët bëjnë edhe kofigurimin e duhur për zonat e lejuara.
Mënyra e Vlerësimit Sipas Cikleve
Në bazë të programit mësimor që ka çdo shkollë dhe sipas rregullave që vendos Ministria e Arsimit dhe Drejtoria Arsimore për mënyrën e vlerësimit ose përllogaritjeve të tyre edhe Alpha-School është e përshatur sipas të gjitha kritereve të vendeve të ndryshme mbi mënyrën e mësimdhënies, të vlerësuarit dhe të përllogaritjes së tyre në fund të semestrave ose viteve.
Orari Shkollor
Me anë të modulit të orarit mësimor në sistem, çdo shkollë, në zonën e administratës, konfiguron orarin e saj, sipas organizimit pedagogjik  dhe programit mësimor që ajo ka për çdo semestër ose vit. Orari mund të ndryshohet sa herë të nevojitet, i cili ky më pas shfaqet automatikisht edhe në zonën e mësuesit dhe studentit.



Biblioteka
Alpha-School është i pajisur edhe me një modul tjetër i cili është ai i bibliotekës virtuale.Çdo shkollë që përdor sistemin ka mundësinë të pasqyrojë gjithë bibliotekën e saj në sistem me gjithë të dhënat e nevojshme për çdo libër,për t'a përdorur më pas për menaxhimin e huadhënieve të librave dhe për sugjerimin e librave shkollorë ose jashtëshkollorë për çdo klasë.
Transporti
Me anë të modulit të trasportit shkolla e ka shumë herë më të lehtë për të menaxhuar transportin e studentëve. Alpha-School në bazë të të dhenave personale që ka për çdo student ju mundëson një përmbledhje në bazë të adresës së vendosur, ciklit mësimor, orarit dhe mjetit me të cilin ai duhet të largohet, dhe në bazë të mjeteve gjeneron një listë të detajuar në Excel. 
Mbylle Automatike Semestrash
Ajo që kërkon Alpha-School është furnizimi me të dhëna në mënyrë të saktë dhe sistematike, nga stafi pedagogjik dhe personave që kanë role të ndryshme në sistem.Dhe çdo gjë mbaron këtu, sepse Alpha-School i bën automatikisht të gjitha përllogaritjet e duhura dhe ju pajis me të gjitha raportet e dokumentat e nevojshëm në datën e paracaktuar të mbylljes së semestrave dhe përfundimit të vitit.
Printim Automatik i Dokumentave
Me Alpha-School ju mund të printoni gjithë dokumentat  e kërkuar vetëm në pak klikime. Të gjitha raportet që nevojiten, tabela të ndryshme apo edhe çertifikatat e notave në fund të çdo semestri dhe diplomat në fund të vitit mund ti keni gati për t'ja u dorëzuar studentëve brenda pak minutave. Të gjitha dokumentat përshtatet me logot dhe informacionet përkatëse për çdo shkollë.
Financa
Ekonomistët e Institucionit nuk do të kenë me nevojë për programe të tjerë shtesë për të ndjekur pagesat e studentëve, datat e kësteve  të tyre apo për të ndejtur me orë të tëra për të bërë bilançe. Alpha-School kërkon vetëm konfigurimin filestar për çdo student, duke caktuar  totalin që duhet të paguajë, këstet e kontraktuar dhe mjafton të pasqyrosh pagesat e bëra  dhe të gjitha përllogaritjet e nevojshme bëhen automatikisht.


Provimet
Mësuesit do të kenë një panel të dedikuar për të menaxhuar provimet për çdo klasë. Në këtë panel do të kenë mundësi të hedhin datën e provimit,temën e provimit dhe notat e përmbledhura në kollonë për gjithë klasën.Mund të gjenerojnë raporte të ndryshëm dhe të shikojnë situatat e provimeve.



Bëj një Sondazh
Në sistem është i integruar edhe një modul tjetër ai i sonadazheve.Administrata do të ketë mundësi të realizojë sondazhe të ndryshme në rastin kur dëshiron të marrë opinione të ndryshme nga një grup i caktuar njerëzish.Sondazhet ndahen në dy kategori: të thjeshtë dhe të grupuar.
Mobile App
Për faktin se Alpha-School është një platformë e bazuar në Web ajo ka nevojë edhe për një Aplikacion Mobile që të bëjë të mundur  përdorimin edhe nga pajisje të tjera që lidhen në internet, si: Tablet, Celularë etj. Alpha-School mund të përdoret pa problem nga çdo lloj pajisje që lidhet në internet.
Konfigurim i Thjeshtë
Pas aktivizimit sistemi ka nevojë për konfigurimin fillestar në mënyrë që të përshtatet me strukturën arsimore të secilës shkollë. Konfigurimi kërkon vetëm disa minuta dhe fillon me krijimin e seksioneve (cikleve mësimore), krijimin e  klasave, hedhjen e lëndëve(në gjimnaz me kredite dhe koef.), studentëve dhe si përfundim bëhet kompozimi Student/Klasë dhe Klasë/Lëndë. Nga ky moment sistemi është i përdorshëm dhe gati për të hedhur të dhëna.




Siguria
Alpha-School e përbërë nga module të shumtë, të dhëna të rëndësishme në ruajtje dhe transmetim, aksesi i shumë përdoruesve në të njëjtën kohë, ka nevojë për një siguri maksimale. Por kjo është një pikat kyçe e Stafit të Alpha-Soft, të cilës i kushton kujdes dhe rëndësi të veçantë. Alpha-School ofrohet On-Cloud e pajisur me çertifikatë SSL njësoj si bankat si dhe mbrojtje Firewall dhe Backup çdo dy orë. Mbi 70 mijë përdoruesa i besojnë të dhënat Alpha-School.
Fjalëkalime të Sigurta
Rëndësi të veçantë Alpha-Soft i dedikon edhe gjenerimit të fjalëkalimeve. Nga eksperienca jonë disa vjeçare në strukturimin dhe ruajtjen e të dhënave dixhitale, kryesisht ato didaktike, kemi vënë se një nga pikat që mund të thyejë sigurinë është përdorimi i fjalëkalimeve të papërshtatshëm . Por Alpha-School në momentin e regjistrimit gjeneron për çdo përdorues një fjalëkalim unik, alfanumerik mbi 8 karaktere të cilin mund t'a ndryshojë  vetëm Administrata.
Monitorim i Akseseve
Për të siguruar një monitorim të plotë nga ana e Administratës Alpha-School pasqyron në mënyrë të detajuar gjithë akseset që bëhen në sistem nga të gjithë përdoruesit shoqëruar dhe me informacionet përkatëse si ora e aksesit, IP nga ka hyrë etj.



Analizë Ndër Vite e Studentëve
Alpha-School ju siguron një bazë të të dhënave (Database) që arrin deri në 99 vjet. Prandaj ju do të keni një arkivë ndër vite me të gjitha të dhënat për çdo vit mësimor, ku sa herë që të dëshironi mund të shikoni mbarëvajtjen shkollore ndër vite. 


Import / Eksport  të Dhënash
Sistemi lejon  me anë të API (Application Programing Interface) komunikimin me software të tjerë ose me faqen tuaj Web.Gjithashtu është e mundur importimi në formatet Excel,Xml,Json dhe eksportim në të njëjtat formate.