Alpha School Administrata !


Alpha School Administrata !

Administrata dhe të githë përdoruesit që janë pjesë e kësaj të fundit, janë të vetmit përdorues të cilët kanë akses dhe të drejta të plota të bëjnë çdo ndërhyrje në sistem,  por këtu po veçojmë disa prej funksioneve që vetëm administrata mund t’i bëjë.

Administrata së pari bën konfigurimin fillestar të sistemit,  duke filluar me krijimin e seksioneve,  të cilat janë nivelet shkollore , më pas krijimin e klasave, hedhjen e lëndëve mësimore për çdo seksion si dhe kreditet dhe koefiçentët, konfigurimin klasë/lëndë , ku për cdo klasë shpërndahen lëndët përkatëse, hedhjen e mësuesve, konfigurimin e mësuesit,  ku secili mësues shkon në seksionin dhe klasën përkatëse ku ky mësues do të praktikojë mësimdhënien dhe si përfundim hedhjen e studentëve për çdo klasë.

Pasi bëhet rregjistrimi i mësuesve dhe studentëve sistemi krijon automatikisht një Përdorues dhe një Fjalëkalim për çdo përdorues dhe këtë shkolla e merr në version të printueshëm për pajisjen e çdo përdoruesi me të dhënat e tij personale, me qëllim aksesin në sistem.


Administrata me anë të sistemit do të ketë mundësinë edhe printimin e çdo lloj dokumenti në shkollë si:
  • Librezë mungesash 
  • Tabelat e notave të semestrit të I e të II
  • Çertifikatë notash
  • Dëftesa
  • Diploma 
  • Raporte notash
  • Raporte mungesash (ku llogariten mungesat për Lëndë në orë)

Këto të dhëna sistemi i merr automatikisht duke ju furnizuar kështu me dokumentin e kërkuar vetëm me një klik, që do të thotë për të bërë një dëftesë notash mjafton të shkoni tek zona e regjistrit, klikoni tek dëftesat, zgjidhni klasën përkatëse,shkoni tek studenti, dhe nëse jepni komandën print atëhrë kjo dëftesë është gati me të gjithë informacionin e duhur për çdo student gjithashtu me logon e shkollës dhe formatin të cilin shkolla e zgjedh që në fillim.
Po ashtu,administrata ku bëjnë pjesë presidenti,  drejtori,  sekretarja kjo në dëshirë të shkollës që e përdor këtë sistem, kanë mundësi të bëjnë monitorimin e plotë të sistemit, duke filluar nga mungesat ditore, vonesat, daljet e parakohshme, notat dhe këto paraqiten në formën e grafikëve në kohë reale për çdo veprim që bëhët gjatë ditës e në vazhdim.
Gjithashtu administrata ka mundësi të kontrollojë për çdo përdorues të gjithë aktivitetin që bën në sistem, kjo ofrohet në detaje se kur hyn, nga hyn dhe cfarë bën.
Sistemi për të siguruar dhe një komunikim sa më të thjeshtë dhe të sigurt ju jep mundësinë edhe të një poste të brendshme, ku administrata mund të komunikojë me të gjithë mësuesit,dhe studentët.
Administrata po ashtu ka mundësi në zonën e modulistikës të vendosë në shërbim të mësuesit apo studentit (veçmas nga njëri-tjetri)dokumenta apo çdo gjë që nevojitet,në çdo lloj formati.
Shkolla me këtë sistem do të ketë mundësinë edhe të një arkive (database) me të gjitha të dhënat që përmban një vit shkollor, nga viti që vendos në përdorim këtë sistem e deri në 100 vite në vazhdim.

Disa nga modulet shtesë janë:
  • Manaxhimi i pagesave
  • Manaxhimi i transportit dhe mjetet
  • Manaxhimi i biblotekës
  • Manaxhimi i orarit
  • Manaxhimi i kalendarit
  • Paketa SMS

*Për me shumë informacione na kontaktoni dhe kërkoni një DEMO të programit