Alpha School Mësues !


Alpha School Mësues !

Mësuesi pajiset nga shkolla me fjalëkalimin dhe përdoruesin përkatës dhe që nga ky moment mësuesi ka mundësinë e aksesit në sistem.

Kjo bëhet nëpërmjet faqes zyrtare të shkollës, dhe nëse shkolla nuk ka një të tillë nëpërmjet adresës që ne ju japim.

Mësuesi në sistem ka akses vetëm në seksionet dhe klasat ku praktikon mësimdhënien, dhe për këto sistemi e furnizon atë atomatikisht me një orar, ku ai mund të shikojë për cdo ditë se ku dhe kur duhet të japë mësim për secilen klasë, duke evituar kështu edhe përplasjen e mësuesve nëpër klasa.

Detyrat e mësuesit në sistem janë: 

  • Hedhja e notave
  • Hedhja e mungesave
  • Hedhja provimeve
  • Hedhja e materialeve shkollore

Mësuesi në sistem duhet të hedhë edhe temat mësimore dhe detyrat për çdo ditë në mënyrë që studenti të ketë mundësi t’i shikojë nga shtëpia, po ashtu mësuesi ka mundësi të hedhë edhe modulistika të ndryshme në funksion të studentit, që këto mund të jenë mësime të ndryshme, detyra, pyetje provimesh, teste te ndryshme dhe çdo gjë tjetër që nevojitet.

 

Gjithashtu mësuesi do të ketë zonën e tij të biblotekës ku mund të shikojë librat që shkolla disponon po ashtu të bëjë edhe sugjerimet për libra shkollorë ose jashtëshkollorë në funksion të studentit në bazë të programit mësimor por jo vetëm.

Mësuesi do të ketë mundësinë të kontrollojë në kohë reale situatën shkollore për çdo student, situatën e mugesave dhe mesataren e notave në kohë reale për cdo lëndë. 

Mësuesi gjithashtu do të ketë postën e tij të brendshme ku mund të komunikojë me mësuesit e tjerë, me administratën, po ashtu edhe me studentët e tij.