Alpha School Student !


Alpha School Student !

Shërbimi ndaj Familjes dhe Studentit. 

Familja pasi është pajisur nga shkolla me të dhënat e nevojshme për aksesin në sistem, mund të hyjë dhe të shikojë të gjithë aktivitetin shkollor që i perket fëmijës (Studentit). Studenti ose familja janë përdorues pasiv që do të thotë ata vetëm mund të shikojnë dhe nuk mund të ndërhyjnë në sistem. Studenti ose familja nga shtëpia mund te shikojë notat, mungesat, datat e provimeve dhe rezultatet, temat mësimore me detyrat përkatëse për cdo temë, orarin mësimor ku ka mundësi edhe t’a printojë, titujt e librave që shkolla sugjeron për vitin shkollor, situatën e pagesave, po ashtu edhe të gjithë modulistikën që shkolla dhe mësuesit vendosin në dizpozicion të studentit. Gjithashtu mund të kontaktojë me postën e brendshme me mësuesit dhe me administratën.