I Thjeshtë


Grafikë Interaktive (CSS3,HTML5,Jquery)
Teknologji Moderne Web (PHP,PERL,MYSQL)
Siguri Maksimale me Çetrifikata (SSL)
Gamë e Gjerë Funksionesh
Përshtatje Sipas Kërkesës
Sistem Komunikimi i Integruar
Suport 24 orë në 7 ditë të javës
Version Mobile (Iphone,Ipad,Android)

Programi më i thjeshtë në Implementim dhe Përdorim.

Është pikërisht ajo që kishit kërkuar në një Software për Menaxhimin e Shkollës.
Aktivizimi vetëm në 10 minuta duke u regjistruar si fillim në faqen tonë. Implementimi dhe vendosja në efiçencë të plotë, brenda pak orëve nga kryerja e pagesës.
Shërbimet Hosting dhe Server janë të përfshira në paketë.
Hedhja e të dhënave dhe informacioneve shkollore në çdo moment, nga kudo ndodheni, nëpërmjet zonave të dedikuara : Zona e Administratës , Zona e Mësuesve e Mësuesve Kujdestar dhe Zona e Studentëve dhe Prindërve. Të dhënat hidhen një herë të vetme në Alpha-School dhe pasqyrohen në gjithë funksionet dhe gjithë zonat e tjera, në kohë reale. Sepse ne e kuptojmë që arsyeja kryesore për të marrë një Software për menaxhimin e shkollës është, menaxhimi i plotë dhe i sigurt në 360°, nga një sistem i vetëm dhe për një përfshirje sa më aktive të prindërve, duke e bërë sa më të thjeshtë dhe komforte ndërveprimin dhe komunikimin midis të dyja palëve.




Trajnimet e Alpha-School bëhen si në Institucion ashtu edhe Online. 
Trajnimet e para fillohen që nga aktivizimi i shërbimit  dhe konkretisht me Administratën, Drejtuesit dhe personat që do të caktohen për të bërë konfigurimet përkatëse për t'a vendosur në efiçencë programin, që të bëhet e mundur  përdorimi nga të gjitha zonat dhe përdoruesit. Pas kësaj në bashkëpunim me Administratën fillon trajnimi i të gjithë përdoruesve, që nga Sekretarët / et, Mësuesit / et, Ekonomistët e deri tek Studentët e Prindërit.Trajnimet ofrohen në disa seanca dhe kjo derisa të gjithë përdoruesit të informohen plotësisht mbi të gjitha funksionet e Alpha-School dhe përdorimin në mënyrë sa më  korrekte të çdo proçesi që do të kryjnë në të.
Për t'a bërë sa më të thjeshtë dhe të shpejtë kontaktin me Suportin Alpha-School, për t'ju dhënë përgjigje dhe zgjidhje problemeve ose pyetjeve tuaja në kohë reale, Alpha-Soft ka parashikuar disa module dhe forma kontakti si:

1.Duke kontaktur në shërbimin tonë të klientit në numrat e disponueshëm tek "Kontakti".
2.Nëpërmjet chatit të integruar brenda në sistem, duke kontaktuar me personat e disponueshëm në çdo orë të ditës.
3.Duke kërkuar asistencë me hapjen e  Ticket-ëve në Sistem.
4.Nëpërmjet Email-ve tanë të disponueshëm vetëm për këtë arsye.
5.Duke u konsultuar me video-guidat e shumëllojshme në sistem.
Duke patur parasysh përdorimin e sistemit nga përdorues të moshave të ndryshme dhe me aftësi të ndryshme në përdorimin e kompjuterit ose pajisjeve të tjera që lidhen në internet, jemi munduar të përshtasim një grafikë sa më optimale dhe intuitive për të gjithë, dhe funksione sa më të thjeshtuara.