Përse Alpha-School


Grafikë Interaktive (CSS3,HTML5,Jquery)
Teknologji Moderne Web (PHP,PERL,MYSQL)
Siguri Maksimale me Çetrifikata (SSL)
Gamë e Gjerë Funksionesh
Përshtatje Sipas Kërkesës
Sistem Komunikimi i Integruar
Suport 24 orë në 7 ditë të javës
Version Mobile (Iphone,Ipad,Android)

Diferenca Alpha-School

Si tingëllon për ju, nëse do të kishit një software me anë të të cilit do të kishit mundësi të menaxhonit gjithë strukturën tuaj arsimore që do të thotë gjithë proçeset nga A-ja tek Zh-ja.Ju duket e pabesueshme?! Shumë software qarkullojnë në treg për menaxhimin e shkollave, por jo vetëm që janë tepër primitivë dhe të papërdorshëm por janë dhe të realizuar nga programatorë dhe zhvillues amatorë të cilët kurrë nuk ofrojnë ndihmën e nevojshme dhe ana tjetër kërkojnë vetëm të përfitojnë të holla pa ofruar asgjë në këmbim. Por rrini të qetë sepse të gjitha këto do të duken si një ëndërr e keqe kur të filloni të përdorni Alpha-Scool, programin më kompleks dhe të detajuar për menaxhimin e të dhënave didaktike dhe të të gjithë proçeseve që një Institucion Arsimor mund të ketë në vetvete dhe të gjitha këto me çmime tepër optimale.



Alpha-School jep zgjidhje konkrete për dy nga problemet më të mëdha që hasen tani në treg:

Zgjidhje për problemin Nr:1- Nevoja për Përshtatje dhe Personalizime.
Shkollat nuk janë një shpikje e shekullit të XXI. Ato kanë filluar që me civilizimin e njeriut dhe kanë evoluar bashkë me të,në sajë të shpikjeve dhe studimeve të njerzve të shquar anë e mbanë globit dhe punës së palodhur të tyre.Por me revolucionin që ka ndodhur në programet mësimore por  edhe në proçesin e mësimdhënies,një revolucion  i madh ka ndodhur dhe në botën e bukur dhe të pafund të teknologjisë e cila vitet e fundit ka zënë një pjesë të konsiduershme në automatizimin e proçeseve të përditshme,nga ato më elementaret e deri tek ato më të komplikuarat.Por sado që në strukturën e tyre çdo Institucion Arsimor ka një program të paracaktuar dhe në dukje mund të jenë njësoj,ato në vetvete kanë shumë ndryshime nga njëri tjetri në mënyrën organizative,proçeseve administrative, financiare etj.Prandaj Alpha-School duke pasur parasysh të gjitha këto ka arritur të realizojë një produkt që të plotësojë nevojat dhe kërkesat e çdo Institucioni në veçanti dhe përshtatje e thjeshtësi maksimale për të gjithë përdoruesit.
Por Alpha-Soft nuk mjaftohet me kaq por ju vjen në ndihmë edhe në rastet kur nevojiten module apo funksione shtesë në sistem dhe kjo për qëllimin e vetëm që kemi, për të përmbledhur dhe menaxhuar të gjithë strukturën nga një sistem i vetëm.

Zgjidhje për problemin Nr: 2 - Përdorues dhe Akses pa Limit

Shumë nga problematikat dhe detyrat brenda Institucionit nuk janë të lehta për t'u trajtuar dhe menaxhuar.Dhe sa më i madh është një Institucion aq më shumë janë dhe personat që punojnë në të, aq më shumë shtohen vështirësitë dhe problematikat në menaxhimin e strukturës.Por pjesa më e vështirë vjen në momentin kur duhet të përmbledhim dhe të përllogarisim punën e bërë nga secili në mënyrë të pavarur, që si përfundim të arrijmë të përfitojmë rezultatet më të mira dhe me kosto sa më të ulëta.Alpha-School ka menduar për të gjitha këto me anë të platformës së saj Multi-User (shumë-përdorues),e cila lejon dhe mundëson përdorimin e programit nga një numër i pafund përdoruesish në mënyrë të pavarur në të njëjtën kohë dhe gjithsecili nëpërmjet faqeve të tyre të dedikuara.Kjo sjell një reduktim të ndjeshëm të kohës nga ana e përdoruesve si: Mësues, Sekratarë, Prindër, Studentë , por edhe nga ana  e Administratës sepse me Alpha-School përmbledhja dhe përllogaritja e gjithë të dhënave të hedhura bëhet në kohë reale, duke eleminuar kështu punën e personave që më parë bënin diçka të tillë  por edhe duke na siguruar një monitorim në çdo moment që dëshirojmë, për gjithë situatën reale të shkollës, me anë të grafkëve të ndryshëm ose raporteve të shumëllojshëm.

Dhe duke u nisur dhe nga thënia popullore "Koha është para"  me Alpha-School bëhet çdo gjë më e thjeshtë,më e shpejtë, më efiçente dhe  të gjitha këto me kosto më të ulëta.