Unik


Grafikë Interaktive (CSS3,HTML5,Jquery)
Teknologji Moderne Web (PHP,PERL,MYSQL)
Siguri Maksimale me Çetrifikata (SSL)
Gamë e Gjerë Funksionesh
Përshtatje Sipas Kërkesës
Sistem Komunikimi i Integruar
Suport 24 orë në 7 ditë të javës
Version Mobile (Iphone,Ipad,Android)

Është pikërisht ajo që kishit kërkuar në një Software për Menaxhimin e Shkollës.

Është pikërisht ajo që kishit kërkuar në një Software për Menaxhimin e Shkollës.
Unik në automatizimin e proçeseve dhe shërbimeve që harxhojnë kohë, para dhe shkaktojnë lodhje të panevojshme.
Unik në përmirësimin e menaxhimit të aktiviteteve administrative që fillojnë me regjistrimin e studentëve, anagrafin e plotë të të dhënave personale për çdo student, amzën në format elektronik, e deri tek transporti, biblioteka etj.
Unik në automatizimin e sallave të mësuesve, në mënyrë që ata të jenë më organizativ në punën e tyre dhe mos t'a harxhojnë kohën kot.
Unik për të krijuar një lidhje komforte të Administratës dhe Mësuesve me Studentët dhe Prindërit në çdo moment dhe nga kudo që ata ndodhen.
Dhe sigurisht në uljen e kostove në mënyrë të ndjeshme duke përdorur burimet në mënyrën më efikase.

Me një eksperiencë 7 vjeçare në menaxhimin dhe strukturimin e të dhënave dixhitale dhe asistencë kryesisht në sektorin e vështirë shkollor. Në përpjekje për të  realizuar produkte sa më efiçentë dhe të thjeshtë në përdorim, me qëllimin e vetëm për të reduktuar sa më shumë problematikat dhe vështirësitë e përditshme që hasen në menaxhimin e strukturave arsimore, duke filluar nga ato më të thjeshtat e deri tek ato më të komplikurarat.
Misioni ynë është të krijojmë zgjidhje optimale për klientët tanë,që dëshirojnë të kenë avantazhe konkurruese dhe me kosto efektive shërbimesh.
Alpha-Soft nuk është thjesht një shitës software-sh, por më tepër një kompani e pavarur, e përqëndruar tek klienti, me nje konsulencë të specializuar,qëllimi kryesor i së cilës është të ndihmojë që ju të krijoni një impakt sa më të fortë me programet në mënyrë që ndikimi dhe kompensimi të jetë maksimal.
Menaxhim i Seksioneve Shkollore                Orari Mësimor                            Disiplina                                         Version Mobile
Menaxhim i Mësuesve                                  Financa                                      Importim të dhënash                     Raporte të personalizuar
Menaxhim i Klasave                                     Anagrafi i Studentit                     Sondazhe                                      Asistencë e Integruar me Ticket
Menaxhim i Studentëve                                Njoftim me Sms                           Krijim Dokumentash                      Chat i Integruar 
Menaxhim i Notave                                       Email i Integruar                          Printime Automatike                      Raporte me Grafikë 
Menaxhim i Provimeve                                 Transporti                                    Raporte notash                            Monitorim i Akseseve
Menaxhim i Mungesave                                Frekuentim Extra Shkollor           Biblioteka                                     Temat Mësimore
Azhornime të reja do të shikoni në panelin tuaj çdo muaj.
Për të qëndruar gjithmonë sa më inovativ dhe koherent me teknologjitë e reja, azhornimet në sistemet tona bëhen në mënyrë të vazhdueshme. 
Por në krahasim me Programet e tjerë që duhet të instalosh manualisht çdo azhornim që është i disponueshëm, me Alpha-School ju nuk duhet të bëni asgjë sepse azhornimet kryen Automatikisht, për të cilat ju njoftoheni me anë mesazheve për llojin e azhornimit që bëhet, por edhe për mënyrën e përdorimit kur është e nevojshme.
Jemi nga të parët në hedhjen në treg të platformës Web Based.
Para disa vitesh programet ishin vetëm në versione të instalueshëm (stand-alone), që do të thotë për të përdorur një program më parë ai duhej të instalohej  në një kompjuter dhe aksesi ishte i mundur vetëm nga ai kompjuter.Gjë që e cila sillte kosto tepër të mëdhaja në mirëmbajtjen dhe asistencën teknike, lejonte vetëm një numër të kufizuar përdoruesish, nuk lejonte përdorimin nga kompjuterë apo pajisje të tjera por edhe në rastin kur kompjuteri tek i cili ishte instaluar programi kishte probleme në humbjen e të dhënave për të përdorur përsëri programin ai duhet të riinstalohej. Për të evituar të gjitha këto probleme dhe për të ulur kostot në mënyrë të ndjeshme ne jemi munduar shumë për t'a spostuar këtë platformë nga ajo Stand-Alone në atë Web Based. Kjo platformë mund të përkufizohet shumë mirë si një "revolucion"  në menaxhimin dhe ruajtjen e të dhënave dixhitale e cila  ka shumë favore si: nuk ka nevojë për instalim dhe pajisje hardware shtesë për të përdorur programin, lejon aksesin e një numri të pafund përdoruesish edhe në të njëjtën kohë, mund të përdoret nga çdo lloj pajisje që lidhet në internet dhe nga kudo që ndodheni, në rastin e problemeve me kompjuterin tuaj ju mund t'a rregulloni apo edhe t'a ndërroni pa problemin më të vogël sepse të dhënat nuk humbasin dhe më thelbësorja, ul kostot në mënyrë të ndjeshme për dy arsye: përgjysmon kohën e operimit të proçeseve të ndryshëm të përditshëm, dhe nuk kërkon asistencën teknike të mëparshme, për të cilën ishte e domosdoshme prezenca e vazhdueshme në Institucion e një përgjegjësi IT. Tanimë asistenca kryesore kryhet online, për të cilën kostoja është e përfshirë në paketën e shërbimit dhe nuk është më e nevojshme punësimi i personave të padomosdoshëm sepse me Alpha-School çdo gjë është më e thjeshtë dhe e sigurt.